skip to main  |
      skip to sidebar
          
        
          
        
Anaidi e Marselini vazhdojnë të kryejnë dënimin me përpikmëri

 
Ndërkohë që banorët janë duke biseduar me 
njëri-tjetrin të mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjes e duke bërë 
shaka e duke improvizuar situata humori mes njëri-tjetrit, Marselini dhe
 Anaidi vazhdojnë të kryejnë dënimin që u ka dhënë Vëllai i Madh për 
shkak të sjelljes së tyre jo korrekte dhe fjalorit të pahijshëm të 
përdorur kundrejt njëri-tjetrit në momente nervozizmi. Ata janë duke 
larë rrobat e të gjithë banorëve si edhe duke hekurosur një pjesë 
tjetër, ndërsa bisedojnë me qetësi herë pas here duke ndarë punët e duke
 bashkëpunuar, për të mbaruar dënimin sa më shpejt. 
Marselini e Anaidi ndajnë punët, ku njëri merret me larjen e tjetri me 
hekurosjen e rrobave. Marselini, pasi i hekuros, i sistemon rrobat, duke
 i vendosur në varëse e duke i varur në një vend të gjitha. Ndërsa 
Anaidi vazhdon të merret me larjen e rrobave në banjë, ku ndërsa shikon 
që rrobat e palara nuk kanë të sosur, thotë duke qeshur: “Ah ç’na bëre 
ore Nino, ç’na bëre”.
Pas pak në banjë shkon edhe Joana, e cila e përqafon Anaidin dhe rri 
disa minuta duke i bërë shoqëri atij, por pa e ndihmuar në dënimin e 
tij, sipas urdhrit të Vëllait të Madh.