
Në dhomën e gjumit, disa nga banorët kanë fjetur gjumë, ndërsa të tjerët vazhdojnë të jenë ende zgjuar. Joana, Jonilda e Edberi dalin në kopsht e qeshin me të madhe ndërsa bëjnë shaka e tregojnë ngjarje gazmore me njëri-tjetrin. Ndërsa Vigani dhe Elena ndodhen në dhomën e gjumit, duke qëndruar afër njëri-tjetrit. Vigani i tregon asaj se e pëlqen, duke e përkëdhelur e duke i treguar për lidhjet që ka pasur. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë lidhje serioze akoma me një vajë. Ndërsa Elenës i vë në dukje se është shumë natyre e ftohtë. Elena flet për veten thotë se ka mall për njerëzit me të cilët rri çdo ditë si edhe me jetën e përditshme dhe rutinën, e cila ka filluar t’i mungojë shumë. Më pas aty shkon edhe Joana e Jonilda e të tria vajzat i tregojnë atij për surprizën e Vëllait të Madh për 8 Marsin e të katërt qeshin me njëri-tjetrin. Pas pak të gjithë shtrihen për gjumë.