Ads 468x60px

a

Monday, March 11, 2013

Iliri opinion për Jonildën

Ilri me Oltën ndodhen në dhomën e gjumit ku Olta po i bën masazh. Ndërkohë ajo e pyet se përse Iliri me Jonildën bënë debat të ashpër. Iliri i përgjigjet që Jonilda nuk ka shkollë, por kjo përgjigje nuk ja mbush shumë mëndjen Oltës. Ajo thotë që nuk duhet vetëm shkolla që një person të jetë i rrahur me jetën dhe i mençur njëkohësisht. Iliri i thotë një tjeter shprehje: “ Më thuaj me kë rri, të të them cili je”.

Ai shton, se nuk mund të ketë mendim të mirë për një person i cili që ditën e dytë brenda shtëpisë është zënë me Marselinin dhe ditën e katërt janë bërë sërish miq. E dyta, Jonilda shoqërohet me një njeri që ai nuk e pëlqen fare.

Por edhe ky argument bie poshtë nga Olta, e cila i thotë se edhe ajo shoqërohet me shumë banorë brenda shtëpisë dhe Iliri nuk i ka shprehur ndonjë antipati. Ajo shton se nuk mund të gjykojë njerëzit nëse ato ndihen mirë në atë që bëjnë.
Por Iliri është i mendimit se Olta nuk ndikohet nga të tjerët ose mendimet e të tjerëve, prandaj i pëlqen të shoqërohet me të.