
Marselini shtanget nga përgjigjia e saj dhe i thotë “ç’pate? Pse mu përgjigje ashtu?”, por Olta tregohet mjaft indiferente dhe nuk i kthen përgjigje. Pas disa minutash Marselini i flet përsëri Oltës për t’u përfshirë në shakatë e saj me banorët e tjerë, por Olta e injoron totalisht prezencën dhe fjalët e tij dhe vazhdon të flasë me pjesën tjetër, njësoj sikur Marselini të mos ishte fare aty. Pas kësaj Shpendi, Xhimi dhe Elona dalin në oborr dhe të tre komentojnë sjelljen e Oltës ndaj Marselinit. Ata thonë se Olta reagoi në atë mënyrë sepse Marselini ka dëshirë që të përfshihet në çdo bisedë e shaka, të bëjë komente në çdo moment. Ata thonë se pavarësisht tipit që ka, reagimi i Oltës e vuri në pozitë të vështirë Marselinin.