
Ndërkohë që të tre kalojnë disa minuta duke bërë shaka me njëri-tjetrin, nga ana tjetër është pjesa tjetër e banorëve me përfaqësues Ilirin, i cili krijon atmosferë me shakatë e batutat e tij. Olta dhe Elona shkojnë në dhomën e gjumit e fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën të mënjanuara nga pjesa tjetër e banorëve. Ato mendojnë se tani ka filluar loja e vërtetë midis të gjithëve. Më pas diskutojnë për largimin e Etlevës, duke thënë se ajo në një farë mënyre e priste dhe e kërkonte eliminimin, për shkak të mallit që po ndiente për familjarët e saj. Disa nga banorët kanë dalë në kopsht dhe aludojnë rreth banorëve të rinj dhe rregullave që ka nxjerrë Vëllai i Madh për ta. Disa prej tyre mendojnë se dy banorët e rinj mund të kenë sekrete e disa të tjerë mendojnë të kundërtën. Aty kalon Edberi, të cilin Anaidi e pyet rreth dyshimit të të gjithëve. “Surprizat vazhdojnë”, përgjigjet Edberi duke qeshur, i cili mbyll diskutimin banorëve të tjerë.