Ads 468x60px

a

Saturday, March 23, 2013

Jonilda komunikon me mjekun e saj; Marselini gabon në gjetjen e sekretit

Në studio është ftuar mjeku i cili ka kryer ndërhyrjen estetike në gjoks të Jonildës. Arbana fton në dhomën e rrëfimit Jonildën dhe i tregon asaj se mjeku që ka kryer ndërhyrjen ndodhet në studio dhe i jep mundësinë që të komunikojë me mjekun për gjendjen e saj shëndetësore aktuale. Jonilda thotë se është ndjerë shumë mirë fizikisht dhe i vetmi shqetësim që ka, ka të bëjë me faktin nëse ajo mundët të marrë rreze dielli apo jo. “Nuk
e prisja të shkonte kaq mirë sepse më kishin thënë që operacioni është i dhimbshëm, por nuk ishte aspak i tillë” thotë Jonilda. 
Mjeku e këshillon atë që të mbulojë shenjën e operacionit nga rrezet e diellit dhe të mbrojë lëkurën nga rrezet e diellit.
Më pas Jonilda kthehet në dhomën e ndenjes ndërsa Arbana falënderon mjekun dhe më pas flet për sekretet.
Këtë javë dy prej banorëve kanë guxuar që të shtypin butonin e sekreteve. I pari është Marselini i cili ka menduar se ka zbuluar sekretin e Ilirit. Marselini është nisur nga indikacionet që janë dhënë për sekretin e Etlevës dhe ka menduar se kishin lidhje me një film. Sipas tij Iliri është aktor në filmin “Shqiptari”, por ai merr konfirmimin se nuk e ka gjetur sekretin dhe si rezultat gjysma e vlerës së sekretit të tij i kalon në llogari Ilirit.