
Shpendi e këshillon Viganin që të jetë sa më shumë zemërgjerë dhe i pastër dhe se vetëm kështu ai do të shpërblehet në fund, por gjithashtu e këshillon që të jetë sa më vigjilent, duke i paraprirë situatave mes banorëve në shtëpi. Shpendi mendon se pavarësisht se mund të gabojnë në jetë, ballafaqimi me çdo situatë, duke menduar pozitivisht, ka për ta nxjerrë në dritë. Ai e krahason të gjithë edicionin e Big Brother me jetën reale, duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim midis tyre dhe se vetëm duke jetuar brenda shtëpisë, por pa kompleksin kamerave, do të arrijë ta zbulojë plotësisht karakterin e të shfaqë anën e tij më të mirë. Të dy flasin edhe për daljen e Arsimit nga shtëpia, ku Vigani thotë se përveçse ka mbetur i habitur, i ka ardhur keq për eliminimin tij. Më pas Shpendi i tregon atij lidhur me veten, jetën e tij dhe familjen. Ai e quan veten me shumë fat që ka një fëmijë e ndërsa i tregon për të dhe për lumturinë që ndien për ekzistencën e vajzës së tij, thotë se vetëm duke e provuar vetë atë ndjesi mund ta kuptojë, pasi është diçka shumë e madhe për ta shprehur me fjalë. Xhimi shkon në kuzhinë për të gatuar diçka për dakë për të gjithë banorët, ndërkohë që afër tij shkon Joana, e cila pasi i jep ide atij, mundohet ta ndihmojë.