Ads 468x60px

a

Thursday, March 21, 2013

Shpendi gjykon Ilirin: “Ti e sulmove Elonën, nuk e këshillove”; Elona: “U ndjeva keq”

Banorët në kopsht janë diskutuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që banorët në kuzhinë janë duke folur ende për gatimin, duke hedhur ide dhe receta mbi gatimet që mund të bëjnë gjatë drekave. 


vazhdon ta këshillojë Ilirin lidhur me sjelljen e tij në situata të ndryshme, duke theksuar herë pas here se ai lë vend për t’u komentuar nga banorët e tjerë. Shpendi merr shkas nga debati i mbrëmshëm i Ilirit me Elonën, ku ai është munduar gjoja ta këshillojë, dhe sipas Shpendit, Iliri ka zgjedhur mënyrën e gabuar për ta këshilluar, pasi do të ishte më e drejtë nëse do ta këshillonte duke e marrë mënjanë dhe se vetëm kështu do të ishte vërtet një këshillë. Iliri e sqaron se ai nuk e ka pasur me qëllim të keq, por ishin komentet e banorëve të tjerë që ia dhanë ato ngjyra këshillave, sa u duken më tepër sikur po nxirrnin në pah dobësitë e Elonës. “Ti mund të sulmoje dikë tjetër, por jo Elonën”, i thotë Shpendi ndër të tjera. Ndërsa Iliri vazhdon të shfajësojë veten, duke thënë se nuk ishte qëllimi i tij që ta sulmonte. Në këtë moment Shpendi pyet Elonën, e cila ka disa minuta që është mes tyre duke i dëgjuar. “Jam ndier shumë keq”, thotë Elona. 

Të gjithë futen në diskutim, duke komentuar situatën dhe këshillat e Ilirit, ndërkohë që ky i fundit thotë se e ka qetësuar Elonën me vonë, pasi ajo i ka thënë që është ndier keq. Elona thotë se ai nuk pati takt nga mënyra se si ia tha dhe se kjo gjë e preku, pavarësisht reagimit të saj të butë, gjë e cila është pjesë e karakterit të saj. “Mënyra se si e fillove ishte gabim, por në fund e rregullove”, i thotë Elona. 
Iliri vazhdon të shfajësohet, duke akuzuar banorët e tjerë, të cilët bënë gabim që ndërhynë në diskutimin tij. “Unë po të kisha folur edhe tri minuta të tjera, gjithçka do të ishte sqaruar”, thotë Iliri. Në diskutim hyn edhe Anaidi, të cilit nuk i duket logjik arsyetimi i Ilirit, duke thënë se ai nuk mund të kishte ndryshuar rrjedhën dhe mënyrën e këshillës, edhe nëse banorët nuk do të kishin ndërhyrë. “Mënyra e këshillimit ishte shumë e gabuar”, vazhdon t’i thotë Shpendi. Elona thotë se në fillim nuk po kuptonte akoma se çfarë ishte duke i thënë Iliri. 
Më vonë aty shkojnë edhe disa banorë të tjerë e kështu ndryshon rrjedha e diskutimit.