Ads 468x60px

a

Thursday, March 21, 2013

Komentojnë sjelljen e Ilirit kundrejt Elonës; Shpendi: “Fjalën e fundit ia ke thënë të parën”

Me largimin e banorëve të tjerë nga ambientet e pishinës, Shpendi rifillon diskutimin me Elonën dhe Arsimin, për sa i përket debatit midis Elonës dhe Ilirit. Elona shpjegon se mënyra se si e ka këshilluar Iliri ka qenë e gabuar dhe e ka prekur atë. Kështu, diskutimi i tyre rifillon sërish, me ardhjen e Ilirit afër tyre. “Ti e konsideron gabim, por për mua nuk është gabim”, shprehet Iliri. Ndërsa Shpendi vazhdon sërish me argumentet e tij, Arsimi u kërkon banorëve që të mbyllin diskutimit, pasi i takon Elonës që ta komentojë dhe të mendojë çfarë të dojë rreth kësaj situate. “Biseda është hapur tek të gjithë dhe kjo më ka lënduar”, shprehet Elona, duke vazhduar: “Është ofenduese, është shumë ofenduese”. 
Iliri mendon se mbase nuk ishte vendi dhe momenti i duhur për ta këshilluar, por gjithsesi ishin banorët ata që e zmadhuan ngjarjen, sipas tij. “Sipas meje, llafin e fundit ia ke thënë të parin Elonës”, shprehet Shpendi. 
Në diskutim hyjnë edhe banorët e tjerë, ndër ta edhe Xhimi, i cili e gjykon në një farë mënyrë sjelljen e Ilirit, po u kërkon banorëve që ta mbyllin këtë diskutim pasi nuk ka më vlerë. 

Shpendi mbyll diskutimin, duke thënë se ka marrë mendimin e Xhimit dhe të Elonës, që i ka interesuar shumë rreth debatit në fjalë dhe se nuk ia vlen ta diskutojnë më. Më vonë ata flasin edhe për banorët e tjerë dhe qëndrimin e tyre pas debatit dhe ngjarjeve në shtëpi.