Nga ana tjetër fillon një diskutim midis Anaidit dhe Jonildës, ku Anaidi dyshon se Jonilda ka përdorur ironi duke qeshur nënbuzë gjatë debatit të tij me Ilirin, ndërsa Jonilda nuk e pranon këtë gjë dhe thotë se ka reaguar ashtu për shkak të Shpendit.
Më pas ata dalin në kopsht dhe vazhdojnë diskutimin e tyre, ku flasin për marrëdhëniet në shtëpi dhe ndryshimin e relatave mes banorëve. Jonilda thotë se është e zhgënjyer nga reagimi i Joanës, ndërsa Anaidi tregon për ngjarjet në shtëpi, gjatë javës që Jonidla ka qenë jashtë shtëpisë si edhe për largimin e Oltës nga grupi i tyre dhe afrimiteti i saj me Elonën,të cilin e ka gjykuar për keq Anaidi, i cili thotë se ajo ka shprehur dobësi me këtë vendim. Jonilda mendon se Joana duhet t’ia kishte thënë në sy Oltës këto fjalë e jo të merrej me thashetheme me banorët e tjerë. Ata diskutojnë gjatë me njëri-tjetrin, ku kuptojnë se kanë përplasje idesh lidhur me opinionin rreth ngjarjeve në shtëpi dhe opinionit për disa nga banorët. Anaidi mendon se Olta nuk është aq e padjallëzuar dhe veç kësaj është e pabesë, gjë që nuk e gjykon kështu Jonilda, por ajo shton se Joanën e gjykon më tepër për marrëdhënien dhe ftohjen me të dhe jo me Oltën. Anaidi i kërkon që ajo të mos e shikojë Big Brotherin si teleshikuese, por si banore sepse kështu po humbet pikë nga vetja. Ai e këshillon që të mos ketë besim tek asnjëri, duke i theksuar më tepër Ilirin, pasi sipas tij, aty brenda të gjithë janë kundërshtarët dhe armiqtë e njëri-tjetrit, pasi kanë hyrë brenda për të bërë një lojë.





