Ads 468x60px

a

Thursday, March 7, 2013

Joana për Anaidin dhe të dashurin

Joana është e mërzitur me Anaidin. Për më tepër ajo ka vendosur të mos i flasë. Per këtë ajo shprehet me Jonilden dhe Oltën. Por më tepër atë e shqetëson fakti që ai këtë e ka kuptuar por nuk tenton të bëjë ndonjë gjë për tu afruar.

Mes këtyre mendimeve asaj i kujtohet i dashuri i saj. Joana shpreson që ai të mos e keqkuptojë dhe kërkon prej tij ta presë deri sa ajo të dalë për tja sqaruar të gjitha. Me sa duket ajo ndihet në faj, por sqaron se nuk ka ndodhur asgje dhe nuk ka shance të ndodhi gjë. Olta e këshillon Joanën të bejë kujdes, ndërsa Jonilda i thotë që Anaidi e pëlqen atë. Joana thotë për të dashurin që është 8 vjet më i madh se ajo dhe se ka tjetër pjekuri dhe maturi nga Anaidi. Ajo është duke bërë me veten një bilac të momenteve të bukura dhe atyre të këqija që ka kaluar me të dashurin e saj.
Joana duket e shqetësuar kur mendon për atë çfarë ka lënë jashtë dhe mënyrën se si mund të shkojnë gjërat. Joana thotë se ndjenjat e veta nuk fsheh dot dhe se flirtimi për njerëzit është. Joana aludon për të dashurin e saj se nëse ai e ka lënë, ajo do të mësohet të jetojë më këtë gjë.

Ndërkohë ajo shan edhe Anaidin sepse nuk i pëlqen menyra se si është veshur “duket si katunar me atë kapele” – thotë ajo. Megjithatë ajo ka një menyrë të çuditshme të referuari ndaj Anaidit, ajo thotë me përkedheli “ edhe ky ndyrësira, sma kishte marrë mendja kurrë”. Ajo që nisi si lojë të shohim çdo ndodhi – shton ajo. Ajo do të deshironte shumë të pinte një gotë verë me Anaidin. Olta e mëson se mund të shkojnë tek biblioteka.