Ads 468x60px

a

Thursday, March 7, 2013

Anaidi kërkon të përfshijë banorët e tjerë në planet e tij

Pas një diskutimi të gjatë në dhomën e ndenjes për marrëdhëniet shoqërore mes meshkujve dhe femrave, banorët shkojnë në kuzhinë për të ngrënë drekën. Me të përfunduar drekën ata fillojnë përsëri nga thashethemet. Kështu Joana dhe Anaidi bisedojnë për Ilirin duke folur në mënyrë tallëse për të, në lidhje me ato që tha Iliri për diskutimin e mëparshëm. Joana e ka përmendur edhe herë tjetër duke thënë se ajo mendon se Iliri thjesht është xheloz ndaj Anaidit. “S’ma merrte mendja se ai do të xhelozonte kaq shumë” thotë Joana duke vështruar Ilirin që vazhdon të bëjë shaka duke hedhur kunja për afrimitetet që kanë krijuar banorët.
Nga ana tjetër edhe Anaidi e pranon idenë e Joanës duke thënë se edhe ai mendon se Iliri është xheloz. Për këtë ai i propozon një plan Joanës për të vërtetuar nëse xhelozia e Ilirit është e vërtetë. Anaidi kërkon që në planin e tij të përfshijë edhe banorët e tjerë. Fillimisht ai ia tregon Jonildës duke i thënë se ka ndërmend që bashkë me banorët e tjerë të flenë të gjithë bashkë në katin e dytë. “Unë them të ulim dyshekët përtokë dhe të flemë të gjithë bashkë, unë, ti, Joana, Elena, Nini, Olta, Olseni dhe Eldora” i thotë Iliri Jonildës dhe ajo pranon. Më pas ai i kërkon Joanës që të pyesë edhe banorët e tjerë nëse janë dakord për këtë. Ndërsa Anaidi thur plane kundër Ilirit, ky i fundit vazhdon me batutat e tij. Tashmë duket se shtëpia është ndarë në dy grupe ku “liderët janë Anaidi në njërën anë dhe Iliri në anën tjetër.