Anaidi me Elenën ndodhen në dhomën e ndënjes ku ai i vë në dukje që ato të dy nuk kanë folur për asgjë bashkë. Por kjo ka qënë një preferencë e vetë Anaidit i cili i pat thënë që kur të kalojë e shtuna, do të ulen e do bisedojnë.
Ata të dy flasin për nominimet e kësaj jave. Elena i përmend Anaidit që ai është në nominim të përhershëm, ndërsa ai i uron asaj të mos jetë në nominim, duke shtuar që ajo i zbukuron shtëpinë.
Anaidi tërhiqet nga një çelës që Elena e ka të varur në qafë. Ai e pyet se i kujt është çelësi dhe Elena i përgjigjet që është i Marselinit.
Ajo i rrëfen Anaidit porosinë që i ka dhënë e ëma, që të mos flerë me djem jo e jo, por as vajzat mos i fusi në krevat.Ai i këshillon të flerë pranë Eldorës, duke qënë se i shkojnë më shumë bisedat. Ndërsa Elena me pak ironi ja kthen: “se Joanën nuk e lëshon ti?”. Është java e dytë dhe sipas Anaidit, ajo ka filluar të bisedojë me të gjithë brenda shtëpisë. Elena e pranon këtë fakt dhe i thotë që më përpara nuk i njihte të gjithë dhe nuk mund ti jepte koefidenca.





