Ads 468x60px

a

Monday, February 25, 2013

Marseli tregon për shtatzëninë e vështirë të bashkëshortes; Biseda e shaka mes banorëve

Dritat në dhomën e gjumit të shtëpisë së Big Brother janë fikur, por banorët vazhdojnë të qëndrojnë zgjuar për orë të tëra, duke treguar histori personale dhe barsoleta me njëri-tjetrin.

Etleva bisedon me Oltën dhe tregon për momentin parë kur është përzgjedhur për të qenë banore e Big Brother dhe porositë që i ka dhënë i ati për mënyrën e sjelljes në shtëpinë e BB6. Ndërsa Elona flet për familjen e saj në Francë dhe thotë se asnjëri prej tyre nuk do të jetë duke e ndjekur.


Disa nga banorët vazhdojnë të rrinë afër pishinës dhe fillojnë të diskutojnë për lidhjet dhe marrëdhëniet mes femrave dhe meshkujve. Marseli tregon për bashkëshorten e tij dhe për shtatzëninë e vështirë që ajo ka pasur. Tregon se e ka çuar në Itali dhe vetëm pas tre ndërhyrjeve kirurgjikale ka arritur të shpëtojë fëmija. Ai tregon për gatishmërinë dhe përkushtimin ndaj bashkëshortes, duke lënë mënjanë edhe punën e tij. Tregon se fëmija ka qenë shumë i rëndësishëm për të dy ata dhe se në ato momente besimi te Zoti e ka ndihmuar shumë.

Banorët dalin në oborr dhe shikojnë që është gdhirë, por ende nuk kanë gjumë dhe vazhdojnë bisedat midis tyre.

Jona dhe Elona shkojnë në dhomën e gjumit dhe bëhen gati për të fjetur, ndërkohë që pjesa tjetër janë duke kënduar e duke qeshur, edhe pse ka ardhur mëngjesi.