Pasi mbarojnë ushqimin, Anaidi, Joana dhe Jonilda dalin në kopsht e fillojnë të flasin për një gjest që i ka bërë përshtypje Jonildës. Ajo thotë se e ka parë Altinën në krevat me Ilirin dhe se kjo gjë i është dukur e çuditshme, duke marrë parasysh tipin e Altinës. Anaidi thotë se ajo e konsideron shok Ilirin, por vajzat fillojnë të qeshin e ta thumbojnë, duke thënë se në ditët e sotme nuk mund ta konsiderosh dikë shok e aq më tepër për kaq pak kohë.
Marselini dhe Elena janë duke qeshur me njëri tjetrin, ndërkohë që atje shkon edhe Anaidi e Joana. Anaidi thotë duke qeshur se e mendon Elenën si të infiltruar, pasi e ka parë diku me një banore të infiltruar në një edicion të Big Brother, duke pasur parasysh Enxhin, e cila ka qenë pjesëmarrëse në Big Brother 3. Ai mendon se Elena e ka shoqe këtë të fundit, por Elena e kalon situatën me humor. Ndërkohë që të gjithë banorët bëhen gati për të fjetur gjumë, Marselini thotë se ka uri dhe nuk mund të flejë pa ngrënë. Etleva dhe Altina, fillojnë të diskutojnë për qëndrimin në Big Brother, ndërsa banorët e tjerë janë duke fjetur gjumë. Etleva thotë se e ka menduar që do ta ketë të vështirë qëndrimin, por tani gjithçka po i duket më e lehtë, pasi po arrin të përmbushë një qëllim të sajin. Ndërkohë që të gjithë banorët janë duke fjetur, Etleva shkruan një letër mbi krevat. Ndërsa në dhomën tjetër të gjumit, Anaidi dhe Joana përkëdhelin njëri-tjetrin për disa minuta, ndërkohë që Joana e puth herë pas here në kokë. Nuk kalojnë edhe shumë minuta dhe të gjithë banorët bien në gjumë të thellë.





