Pasi kanë kaluar momente shakaje dhe humori me
batuta kundrejt njëri-tjetrit, Vëllai i Madh vendos që të fikë dritat në
dhomat e gjumit të shtëpisë së Big Brother. Çohet nga krevati dhe në
krevat me Anaidin shtrihet Jonilda, e cila si fillim nis të merret me
fashimin e krahut të Anaidit, i cili pa dashje e ka goditur në një
moment gjatë ditës në kuzhinë. Gjatë procesit të fashimit ku të dy
qeshin e shkëmbejnë batuta qesharake, duke qeshur me zë të lartë, edhe
pse Elona ka disa minuta që është shtrirë për të fjetur gjumë. Ndërkohë, në dhomën e gjumit në kat të parë, vazhdojnë ende bisedat, të shoqëruara me shaka e të qeshura. Iliri shkon në kuzhinë dhe mendon për t’i bërë një reng njërit prej banorëve. Ai merr një shishe me ujë dhe e vendos mbi krevat, duke e mbuluar me jorgan. Sipas banorëve të tjerë kjo gjë është e rrezikshme nëse dikush shkon dhe shtrihet me forcë, pa menduar se ç’mund të ketë, por Iliri e lë aty e shtrihet në krevatin e vet, duke bërë komente për reagimin e banorit që mund ta pësojë e duke qeshur të gjithë së bashku.





