
Pas disa minutash shakaje me njëri-tjetrin, Joana e rifillon sërish diskutimin, duke thënë se lidhur me bisedën që lanë përgjysmë, asaj i pëlqejnë përqafimet e Anaidit dhe i tregon atij se ka shumë nevojë për to, pasi janë shumë të ndiera. “Dua edhe përqafim edhe puthje te faqja”, i thotë Joana, ndërsa Anaidi bën shaka me fjalët e saj, duke e ndërruar bisedën e duke i dhënë sens humori. Pak minuta më vonë atje shkon Jonilda dhe Elona e të gjithë bashkë bisedojnë e bëjnë shaka, duke qeshur. Jonilda i tregon atyre për shakatë e Ilirit dhe për batutat e tij. Joana dhe Anaidi pyesin me shaka Elonën nëse i shikon dot si çift. Elona thotë se nuk shkojnë me njëri-tjetrin pasi janë të dy tipa impulsivë. Të njëjtën pyetje ia bëjnë edhe Jonilës, e cila me shaka i thotë Anaidit se Elona mund edhe ta hajë të gjallë atë. Kështu, banorët shpërthejnë në të qeshura, duke vazhduar të bëjnë shaka me njëri-tjetrin pwr minuta me radhë.