
Shpendi i thotë Elonës se ai edhe pse ishte pjesë e asaj bisede nuk e kuptoi si duhet keqkuptimin që ajo pati me Ilirin. Elona nis t’i shpjegojë se Iliri e sqaroi për fjalët që kishte thënë. Ai ndër të tjera i tha që të bënte kujdes nga Marselini sepse ky i fundit qëllimisht po kërkonte debat me të. “E di që nuk e kishte me të keq, por prapë u preka shumë kur ai më tha ‘mirë ta kanë bërë” thotë Elona. Më pas ajo thotë se vazhdon të ketë të njëjtin mendim dhe respekt për Ilirin, por u lëndua sepse nuk e priste që ai t’i fliste aq ashpër. Shpendi i jep të drejtë Elonës dhe i thotë se ajo nuk duhet të krijoj shumë afrimitet me banorët sepse mund të zhgënjehet si në rastin konkret. “Ishte shumë i vrazhdë, sado të drejtë të ketë patur, prapë nuk mund të flasë me aq vrazhdësi” thotë Shpendi për Ilirin. Më pas ata e kalojnë bisedën te Marselini ku Elona nis të tregojë disa gjeste e fjalë të Marselinit dhe shpreh edhe një herë mendimet që ka për të.