Monday, February 24, 2014
Thashetheme për Nevilën
Edhe pse ka kaluar shumë pak kohë, që nga momenti i futjes në shtëpi të banorëve, ata kanë filluar të krijojnë përshtypjet e para për njëri-tjetrin. Kështu kanë nisur ngacmimet dhe thashethemet. Herë sipas çifteve dhe herë jo, banorët komentojnë sjelljet dhe shprehjet e tyre. Ndonjëherë thashethemet bëhen në formën e shakave, por edhe në formën e bisedave serioze. Gjatë natës së sotme Nevila është një ndër banorët që ka rënë më shumë pre e thashethemeve. Esida dhe Matilda diskutojnë për të ku Esida thotë se nuk i pëlqen shumë jeta që ajo ka bërë. Ajo komenton një bisedë të saj ku Nevila tregon për jetën e saj e rritur pa prindër. “Një 20-vjeçare pa familje, por që kaq shumë eksperiencë, megjithëse jeta e dhimbshme të rrit para kohe, por unë kur isha 20 vjeç nuk dija as çfarë ishte alkooli, as duhani” thotë Esida për Nevilën. Ndryshe nga Esida çifti Ardit Vjoleta kanë një mendim krejt tjetër për Nevilën. Ata kanë shkëmbyer biseda me Nevilën dhe kanë krijuar një simpati për të. Të dy ndajnë mendimin se Nevila është shumë e zgjuar për moshën që ka.
Kategoritë
Gossip,
Thashetheme