Ads 468x60px

a

Saturday, March 23, 2013

Thashetheme për Anaidin dhe Joanën;- Elona “Gjithçka ishte e stisur”

Banorët më në fund zgjohen të gjithë dhe pasi përfundojnë përgatitjet e mëngjesit dalin në oborr për të marrë rreze. Në këtë kohë ata nisin të bëjnë edhe thashethemet e para të ditës së sotme. Olta, Xhimi, Elona dhe Arsimi janë banorët e parë që dalin në oborr. Teksa shijojnë kafenë ata flasin për Joanën dhe Anaidin.

Banorëve u ka bërë përshtypje marrëdhënia e Joanës me Anaidin dhe fillojnë e bëjnë komente. Pas disa ditësh ironish e zënkash, Anaidi dhe Joana afrohen përsëri dhe kjo bëhet shkak që banorët t’i komentojnë. Xhimi thotë se ai e ka parashikuar që një gjë e tillë do të ndodhte dhe më pas shton se edhe zënka e tyre i është dukur e dyshimtë. Olta dhe Elona përkrahin mendimin e tij. Elona shprehet “unë e dija që e gjitha ishte diçka e stisur, prandaj dhe nuk kam dashur të jap mendimin tim as për zënkat e tyre, as për afrimin tani”.
Xhimi qesh me ironi the thotë “gjithçka është e sajuar, sot është e premte dhe në darkë fillojnë puçi-puçi”, duke nënkuptuar se afrimiteti i Joanës me Anaidin ndodhi për faktin se afroi e shtuna.

Më pas në oborr vijnë edhe banorë të tjerë, ndër ta edhe Anaidi dhe Joana të cilët ulen për të ngrënë mëngjes bashkë. Shpendi fillon të ngacmojë Anaidin për Joanën dhe ai i përgjigjet “nuk është ashtu si duket se unë s’jam si Iliri, unë fle me shoqe”. Shpendi vazhdon ngacmimet më tej duke i thënë se edhe Iliri fle me shoqe, por marrëdhënia e tij me Joanën nuk duket si shoqërore.