Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Detyrë nga Vëllai i Madh: “Të memorizojnë emrin dhe gjatësinë trupore të secilit”

Ndërkohë që gjithë banorët janë të shpërndarë nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë, të ndarë në grupe, në dhomën e ndenjes shkon Daniela, e cila kërkon që të grumbullohen të gjithë afër saj për të dëgjuar një komunikim nga Vëllai i Madh. Ajo thotë se të gjithë banorët kanë për detyrë që gjatë ditës së sotme të mësojnë emrat e secilit dhe gjatësinë trupore që ka secili prej tyre. Kështu, të gjithë banorët fillojnë të flasin me njëri-tjetrin dhe të mundohen të memorizojnë emrat dhe gjatësitë që u përkasin atyre për minuta të tëra, duke i përsëritur me njëri-tjetrin për shumë e shumë herë me radhë. Pas minutave të tëra duke u munduar të memorizojnë detajet e kërkuara nga Vëllai i Madh, banorët shprehen duke thënë se janë gati për të bërë detyrën e dhënë në çdo moment që Big Brother do t’i kërkojë. Ata shpërndahen sërish nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë, duke biseduar e duke bërë shaka me njëri-tjetrin.