style="background-color: #f2f2f2; color: #222222; font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; font-size: 14px; line-height: 20px; text-align: justify;">Eldora qëndron për disa minuta afër Shpendit, ndërkohë që ngacmohet nga banorët e tjerë, duke thënë se ata janë duke flirtuar me njëri-tjetrin. Ngacmimet e banorëve vazhdojnë për disa minuta, gjë që e mërzit Eldorën, e cila i ngre zërin Marselinit dhe i thotë se ata nuk duhet ta ekzagjerojnë me shakatë e tyre.
Ndërkohë që të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë, Elena dhe Marselini diskutojnë rreth nominimeve dhe banorit që mund të largohet. “Unë mendoj se ikën Eva ose Olta”, thotë Marselini. Ndërsa Elena mendon se Olta mund të eliminohet, por nëse nuk ikën ajo, mendon se do të jetë një mashkull, që sipas saj, do të jetë Shpendi. Ata mendojnë se ndër të nominuarit mund të jenë edhe ata të dy. Më pas, aludojnë rreth banorëve që mund t’i kenë nominuar.
Banorët e tjerë në dhomën e tyre të gjumit janë të gjithë në gjumë, ndërkohë që edhe ata vendosin të flenë pas disa minutash.