
Elona i kujton Marselinit se atë e kanë injoruar totalisht banorët sepse e ka bërë veten që ata të mos i flasin. Marselini nga ana tjetër kërkon që të debatojë me patjetër me të dhe i thotë se këtë jave do të jetë ajo banorja që do të lërë shtëpinë. Elona ia kthen duke i thënë se ajo nuk e ka aspak problem nominimin dhe madje as eliminimin, ndërsa ai ka aq frikë saqë shkon pranë banorëve që ka debatuar më parë dhe kërkon që të afrohet me ta e t’i bëjë miq. “Ti nuk je e aftë të mbrosh veten tënde dhe bëhesh avokate e të tjerëve” i thotë Marselini Elonës dhe ajo ia kthen “shiko shoqërinë tënde mua më lër rehat se nuk po të flet kush”. Më pas ajo i thotë “ti kështu e ke, do të kapesh se s’bën një herë në ditë me dikë, e ke si ilaç se po s’u kape me dikë, nuk e nden veten të gjallë këtu brenda”. Marselini vazhdon ta ironizojë, por edhe Elona po ashtu. Gjatë kësaj kohe Jonilda qesh me Marselinin dhe më pas bashkë me Elonën fillojnë të numërojnë deri në 10, duke menduar se Marselini do të largohet, por nuk ndodh kështu. Është Joana që largohet dhe Jonilda me Elonën qeshin. Gjatë gjithë qëndrimit jashtë dy vajzat ironizojnë Marselinin dhe Joanën.