Ads 468x60px

a

Wednesday, March 20, 2013

Elena dhe Eldora flasin për sekretet

Elena dhe Eldora ndodhen në dhomën e gjumit në katin e dytë dhe po pastrojnë. Gjatë kohës që bëjnë punët, dy vajzat bisedojnë me njëra-tjetrën për ato që kanë ndodhur gjatë darkës dhe qeshin. Më pas ato fillojnë të flasin për sekretet. Gjatë darkës banorët kanë luajtur dhe Eldora i thotë se në atë moment ajo ka menduar për sekretin e Elenës. Ajo i thotë se ka përshtypjen se sekreti i Elenës është shumë i thjeshtë, por banorët mendojnë se është diçka shumë e ndërlikuar. “Mendoj se sekreti yt ka të bëjë me profesionin ndoshta dhe jo me tipin apo me karakterin tënd, nuk e di po mendoj se është diçka shumë e thjeshtë dhe asnjërit nga ne nuk i shkon mendja” thotë Eldora dhe më pas pyet Elenën për dy djemtë e rinj.
Elena i thotë se dy djemtë e rinj i dinë sekretet e banorëve të vjetër, por ata luajnë vetëm për çmimin e madh dhe për të mbrojtur sekretet e tyre. Eldora e pyet se nga e di ajo një gjë të tillë dhe Elena i përgjigjet “sepse njëri prej tyre po më pyeste për diçka që i afrohej sekretit tim”. Më pas Elena i thotë Eldorës se nëse ajo mendon se e ka zbuluar sekretin e saj, nuk duhet të ndalet vetëm për hir të miqësisë, por të luaj si me të gjithë. “Këtu jemi një herë lojtarë dhe pastaj miq” i thotë Elena Eldorës dhe ajo ia kthen “e njëjta gjë vlen edhe për ty”.