Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Këtë vit, loja bëhet në çift

Ardjana, Juljana dhe Ersida konfirmohen si banoret e para. Loja nis në një mënyrë krejt të veçantë. Gjatë kohës që banorët festonin, djemve u janë ofruar disa gogla me numra. Arbana u kërkon djemve që të veçohen nga vajzat dhe të zbulojnë numrat që ata kanë përzgjedhur. Pasi zbulojnë numrat ata vendosen në rresht nga numri më i vogël. Kështu nga njëshi deri te teta, Arbana u kërkon djemve që të zgjedhin nga një cilësi, mes atyre të afishuara në ekran, pasi pas çdo cilësie fshihet një vajzë. Në këtë mënyrë djemtë zgjedhin dhe banorët ndahen në 8 çifte. Ndërkohë që tre nga vajzat mbeten pa u zgjedhur. Çiftet do të konsiderohen si një banor i vetëm dhe nderkohë që loja e tyre do të varet nga njëri-tjetri. Identiteti i tyre nuk është zbuluar akoma. Ata vazhdojnë që të qëndrojnë me maska përballë njëri-tjetrit. Ndërkohë që tre nga vajzat janë banoret e para te këtij edicioni. Ato janë Ardjana, Juljana dhe Ersida.