Monday, February 24, 2014
Armand Peza rikthehet pas 6 vjetesh; Zbulohen fytyrat e çiftit të parë
Opinionisti i Big Brother shtatë është një tjetër risi e këtij edicioni, pasi pas shtatë vitesh rikthehet si opinionist Armand Peza. Arbana prezanton Opinionistin duke shuar kështu përfundimisht kuriozitetin e të gjithëve. Më pas ajo kërkon lidhjen me shtëpinë sepse tashmë tre vajzat, Ardijana, Juljana dhe Ersida, ndodhen në shtëpinë e BB7. Arbana përshëndet vajzat dhe u kujton atyre se nuk duhet që të komunikojnë me njëra-tjetrën. Ajo u kërkon vajzave që të shpehin se çfarë ndjen nëpërmjet gjesteve dhe në këtë mënyrë krijohet një situatë komike. Më pas Vajzat fillojnë të lëvizin nëpër ambientet e ndryshme të shtëpisë. Ato vazhdojnë që të qëndrojnë të heshtura dhe me fytyra të mbuluara me maska. Ndërkohë që në shtëpi kanë mbërritur çifti i parë. Ata janë Mikela dhe Meridiani. Pasi hyjnë në shtëpi Arbana u kërkon që të shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe aty ata mund të flasin me njëri-tjetrin. Çiftit i kërkohet që të heqin maskat. Më pas ata të dy dhe publiku ndjekin klipet e prezantimit të secilit. Kështu në këtë mënyrë zbulohet identiteti i banorëve të parë. Pas klipit çifti do të rikthen në shtëpi te tre vajzat e tjera, por me fytyra të mbuluara përsëri dhe duke respektuar heshtjen.
Kategoritë
News from Big Brother