Pas pak aty shkojnë edhe banorët e tjerë dhe të gjithë diskutojnë për banorët e larguar nga shtëpia, duke kujtuar situata qesharake me ta dhe me të cilat janë argëtuar.
Më pas të gjithë hapin tema të ndryshme diskutimi, ku secili jep opinionin e vet rreth një teme të caktuar.
Në dhomat e gjumit ka kohë që janë fikur dritat, por banorët vazhdojnë të qëndrojnë zgjuar edhe për disa minuta të tjera.
Elona shkon në dhomën e gjumit dhe të dyja diskutojnë për Shpendin dhe simpatinë që ka Eldora për të. Eldora thotë se vërtet e pëlqen shumë Shpendin, por nuk është qëllimi i saj që ta fillojë një lidhje në Big Brother dhe aq më tepër të duket si qëllim për të qëndruar sa më gjatë në shtëpi. Ajo ka kuptuar se Shpendi pëlqen shumë femra dhe se kjo gjë e ka bërë të stepet disi, por me kalimin kohës do t’ia bëjë të qartë edhe Shpendit këtë gjë. Elona thotë se ai është njeri shumë i mirë dhe se ka krijuar një respekt të jashtëzakonshëm për të.
Pas pak minutash, banorët hyjnë brenda dhe ndërsa shkëmbejnë edhe disa biseda rreth ngjarjeve dhe debateve në shtëpi gjatë kësaj dite, vendosin të flenë.