Xhimi dhe Etleva bëjnë xhiro rreth pishinës dhe diskutojnë rreth debatit me protagonist Marselinin. Ata janë të mendimit se ai është i vetmi i padëshiruar në shtëpi nga shumica e banorëve. Të dy argumentojnë përgjigjen, duke marrë shkas nga debati dhe ngjarjet e shumta që kanë ndodhur në shtëpi.
Ndërkohë, në shtëpi vendoset muzikë në sfond dhe banorët fillojnë të kërcejnë e të argëtohen me njëri-tjetrin.
Më pas Shpendi qëndron afër pishinës me Xhimin dhe fillojnë të diskutojnë rreth ngjarjeve të fundit në shtëpi si edhe për largimin e tre banorëve nga shtëpia. Për Altinën mendojnë se nuk e ka vlerësuar aq sa duhet faktin që u bë pjesë e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pas pak minutash me ta bashkohen edhe disa nga banorët e tjerë e të gjithë fillojnë të bisedojnë rreth situatave të caktuara.