Ads 468x60px

a

Saturday, March 9, 2013

Debati i radhës në shtëpi; Marselini debaton me Eldorën


Eldora është duke hekurosur dhe i thotë Marselinit nëse ka nevojë për t’i hekurosur këmishën t’ia japë asaj. Marselini i thotë duke ecur se këtë mund ta bëjë nëse do, nëse nuk do edhe ai s’ka shumë nevojë për të. 
Ndërkohë që Marselini afrohet pranë Eldorës, ajo i thotë që të mos flasë duke ecur dhe i kthyer me shpinë, por nëse ka ndonjë gjë për të thënë t’ia thotë përballë. Kjo gjë nervozon Marselinin i cili përdor një fjalë banale për të thënë se e ka mërzitur fakti që banorët thonë shpesh “mos fol prapa krahëve”. 

I nervozuar dhe më zë të lartë Marselini i thotë Eldorës se ai nuk po fliste pas krahëve dhe i përsërit edhe një herë atë që tha, ndërsa Eldora i thotë se nuk ka nevojë që të flasë në atë mënyrë sepse ajo thjesht i kërkoi që t’i fliste përballë sepse nuk arriti që ta dëgjonte. 

Marselini i thotë Eldorës se ajo po bën si viktimë. Eldora nervozohet dhe i thotë “thjesht të thashë mos fol duke ikur se nuk të dëgjova”. Kështu për disa minuta të dy debatojnë duke ngritur zërin, ndërsa banorët e tjerë vazhdojnë me përgatitjet për spektaklin.