Ads 468x60px

a

Tuesday, March 12, 2013

Joana do ndahet nga i dashuri.

Elona me Joanën ndodhen në oborr dhe bisedojnë mbi lidhjen e Joanës e cila me sa duket ka vendosur të ndahet nga i dashuri. Elona mundohet ta ngushëllojë duke i thënë se mbase është më mirë kështu, se të paktën gjërat do jenë të qarta. Por duket që Joana sërish shpreh keqardhjen e saj që gjërat do të ndodhin në këtë mënyrë. Ajo shprehet se izolimi brenda shtëpisë e bëri të kuptojë shumë gjëra.

Elona mendon se më e rëndësishmja është që Joana të jetë e sigurtë në atë që bën. Ajo shton se gjëja më e mirë është, vendosmëria, dhe jo të jetë as mish e as peshk. Gjithashtu shpreson që Joana të mos e ketë marrë një vendim të tillë në vrull e sipër.
Joana duket e sigurtë në ato që thotë dhe se nuk është një vendim i minutës së fundit, por e ka menduar. Madje ajo ka biseduar edhe me të ëmën për pakënaqësitë e saj për lidhjen. Joana ja vë fajin disa faktorëve, por mbi të gjitha izolimi në shtëpi, që e ka detyruar të marrë vendime.
Elona i thotë që çdo gjë është provë, por prova më e madhe është me vetveten.