
Më pas diskutojnë rreth formatit të Big Brother. Anaidi thotë se është kënaqur vetëm me pjesëmarrjen në fillim, por tani kërkon fitoren si finalizim të së gjithës. Olta i uron që ai të qëndrojë deri në fund, ndërsa Joana thotë me bindje se ai ka për të qenë deri në fund në shtëpi. “Për mua të qenët në finale është fitore. Nuk është e thënë të ngresh flamurin”, shprehet Anaidi. Më pas ata flasin për Jonildën, duke thënë se ajo nuk e ka merituar largimin nga shtëpia. Pastaj diskutojnë sjelljen e Elenës, për të cilën Olta thotë se gjykon disa sjellje të saj, por kjo nuk do të thotë se edhe publiku e gjykon. Ndërsa për veten thotë se ajo ka fituar shumë nga qëndrimi në Big Brother dhe për të është eksperienca më e bukur në jetë. “Edhe sikur të dilja tani, nuk do të ndihesha e humbur”, shprehet Olta. Ata vendosin në plan të parë vlerësimin që i ka bërë produksioni, duke e konsideruar veten si të përzgjedhurit ndër një pafundësi njerëzish. Pas pak minutash edhe ata vendosin të flenë, ndërkohë që të gjithë banorët janë në gjumë.