Ads 468x60px

a

Tuesday, March 12, 2013

Banorët zgjohen;- Iliri “Më ka marrë malli”

Është bërë traditë që banorët të zgjohen pasi në shtëpitë ndizen dritat dhe të vendoset muzikë në sfond. Kështu pas vendosjes së muzikës ata fillojnë të zgjohen duke kënduar me vete apo edhe duke kërcyer.
Pasi zgjohen banorët fillojnë të merren me punët e tyre personale të mëngjesit e më pas nisin nga bisedat e zakonshme.

Iliri dhe Shpendi janë ndër personat e parë që pasi janë zgjuar dhe kanë mbaruar përgatitjet e mëngjesit, dalin në oborr për të pirë aty kafenë. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të shkurtra, ku Iliri nuk mund t’i lërë shakatë. Ai i thotë shpendit “unë jam djalë shumë i dashur, shumë i mirë” dhe më pas e kthen bisedën në serioze, duke thënë se e ka marrë malli [për jetën e tij jashtë shtëpisë.
Iliri thotë se mbi të gjitha i mungon Melisa, mbesa e tij, të cilën e përmend shpesh në shtëpi dhe më pas shton se i mungon edhe nëna dhe e dashura.
E ndërsa dy djemtë flasin me njëri-tjetrin banorë të tjerë janë zgjuar. Xhimi dhe Olta ulen pranë tyre dhe biseda ndryshon temë.