Tuesday, March 12, 2013
Thashetheme kundër Marselinit;- Elona dhe Etleva “Nino është hipokrit”
Eva dhe Elona ndodhen në oborr dhe aty vjen edhe Marselini. Ai futet në bisedë miqësore me vajzat edhe pse ditët e kaluara ka debatuar ashpër me to, sidomos me Elonën. Tashmë ata diskutojnë për futjen e tyre në Big Brother,ku ndër të tjera Marselini thotë se futja e tyre në shtëpi është një fitore e madhe për ta.
Më pas Marselini largohet dhe dy vajzat fillojnë të bëjnë thashetheme kundër tij. Elona thotë se nuk i pëlqen fare njerëzit që luajnë si nëpër filma dhe më këtë i referohet Marselinit që sipas saj ka debatuar ashpër duke edhe i ofenduar banorët e tjerë dhe këtë e justifikon si një veprim të thjesht për hir të lojës. Etleva përkrah mendimin e Elonës dhe thotë se mënyra se si reagojnë disa banorë nuk është e drjetë, por është gjithçka për të përfituar simpati nga jashtë.
Ndër të tjera dy vajzat e quajnë Marselinin “hipokrit”. Eva thotë “këtu ka njerëz që e kanë ofenduar shumë, e kanë prekur në familje, deri te bebi i vogël dhe prapë ditën tjetër ka shku dhe u është afruar përsëri. E kupton çfarë hipokrizie?”.
Elona thotë se ajo, për hir të edukatës dhe vetëm për mirësjellje i flet Marselinit, por kjo nuk është diçka që e bën për respekt.
Kategoritë
Thashetheme