
Në diskutim e sipër Elona i thotë Matrselinit se pjesa më e madhe e banorëve në shtëpi mendojnë se ai është hipokrit dhe jo i sinqertë dhe Marselini i përgjigjet me të qeshur “po më bën të ndjehem i rëndësishëm”. Përgjigjia e Marselinit bën që Elona të nervozohet pak dhe i thotë se ai ka të drejtë sepse ajo vërtetë po i jep rëndësi duke folur akoma me të. Marselini i rikthehet përsëri seriozitetit dhe thotë “unë jam i vetëdijshëm që për shumicën e banorëve këtu, jam personi më pak i dëshiruar”. Midis Marselinit dhe Elonës diskutimi merr tone më të ashpra ku secili mbron idenë e vet. Marselini justifikohet se banorët i janë kundërvënë atij sepse ka mbrojtur mendimet e veta. Elona e kundërshton duke i thënë se ai e ka humbur respektin e banorëve me disa shprehje të tipit “nuk kam respekt për anjë brenda shtëpisë”. Në këtë moment ndërhyn edhe Shpendi i cili i del në mbrojtje Elonës duke i thënë Marselinit se ai ka gabuar në momentin që shprehje të tilla i ka thënë për të gjithë banorët edhe pse ka qënë duke debatuar vetëm me njërin prej tyre