
Joana dhe Anaidi si zakonisht janë banorët e fundit që zgjohen. Pas puthjeve e përqafimeve, Joana çohet dhe fillon që të kërcejë sipër krevatit. Teksa Joana kërcen me muzikën në sfond, Anaidi vazhdon të qëndrojë shtrirë, por shoqëron Joanën në kërcim.
Joana duket se është zgjuar me adrenalinë sepse për disa minuta kërcen vrullshëm, madje edhe duke kaluar nga një krevat në tjetrin.
Gjatë kohës që kërcejnë Joana dhe Anaidi qeshin sepse kërcimi i tyre herë bëhet qesharak dhe herë provokues.Kështu të dy argëtohen me këtë kërcim dhe më pas çohen dhe fillojnë të merren me përgatitjet personale për të nisur ditën ashtu si banorët e tjerë.
Vajzat e shtëpisë vazhdojnë të diskutojnë për festën, ndërkohë që diskutojnë se çfarë do të veshin. Eldora u propozon vajzave që sot, për hir të ditës së veçantë, të jenë djemtë ta që do të bëjnë punët e shtëpisë dhe të mos i lënë vajzat të bëjnë një gjë të tillë në festën e tyre. Vajzat janë dakord për këtë, ndërsa Iliri merr fshesën dhe fillon të pastrojë shtëpinë