Shpendi është protagonisti kryesor i shakave dhe ironive kundër femrave. Ai fillon të flasë për sjelljen e gruas në familje dhe thotë se gruaja bëhet xheloze për gjithçka edhe pse sipas tij ajo është e privilegjuara në shumë raste. “Gruaja kërkon dhurata për krishtlindje, për vitin e ri për ditëlindje, për 8-marsin” thotë Shpendi dhe më tej shton se përsëri gruaja është e pakënaqur nga sjellja e burrit.
“Gruas duhet t’i bësh dhuratë edhe kur ka ditëlindjen, djali ose baba yt sepse pastaj thotë ‘po mua pse s’më ke bërë asnjë dhuratë’” thotë Shpendi duke holluar zërin si femër, ndërsa djemtë e tjerë qeshin me të madhe dhe në një farë mënyrë miratojnë ato që thotë Shpendi.
E qeshura e djemve bëhet edhe më e fortë kur Shpendi thotë se që t’i bësh dhuratë nënës tende dhe të mos i bësh gruas, nuk mundesh sepse bëhet xheloze dhe ta rreh nënën pastaj. Djemtë qeshin me fjalët e Shpendit e ndërkohë që pasi mbarojnë punët ata shkojnë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të tregojnë histori gazmore.