Ads 468x60px

a

Friday, March 8, 2013

Joana-Anaidit:- “Dua ta zbuloj sekretin tënd, por nuk i dua lekët”

Banorët janë shpërndarë nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të shkurtra për çështjet që i shqetësojnë siç është mungesa e ushqimeve dhe cigareve. Ndër të tjera banorët ngacmohen me shaka. Elona dhe Altina në ngacmojnë Shpendin për Eldorën duke i thënë se ai e ka mërzitur ngaqë nuk i ka kushtuar vëmendje. Ndërsa Joana ngacmon Anaidin për sekretin.
Joana i thotë Anaidit se ajo e ka provokuar gjatë natës duke pretenduar që ai të flasë në gjumë dhe të tregojë sekretin e tij. “Unë të pyeta për sekretin dhe ti më the ‘Joana nuk është e drejtë’” i thotë Joana Anaidit i cili i mohon se ka thënë ato fjalë, por thekson se e mban mend atë që ka thënë. Joana i thotë se ai po fliste në gjumë dhe i bën të ditur do të dëshironte shumë që të zbulonte sekretin e tij. “Dua ta zbuloj sekretin tënd vetëm për vete, por nuk do shkoj ta them në dhomën e sekreteve se nuk i dua lekët e tua” thotë Joana, ndërsa Anaidi ia kthen “Unë po ta zbulova sekretin do shkoj atje ta them dhe do qesh me të madhe, t’i mora lekët do them”. Anaidi më pas i thotë se po bën shaka dhe fillon të flasë për sekretet e banorëve të tjerë. Ai thotë se banorët që jetojnë jashtë do të kenë sekrete të vështira sepse jeta e tyre nuk kanë të njëjtin realitet si në Shqipëri.