Xhimi dhe Shpendi ndodhen në kuzhinë e gjatë kësaj kohe diskutojnë për ushqimet. Kjo temë preket shpesh nga banorët të cilët me padururim presin ditën e nesërme sepse tashmë rezervat e ushqimeve kanë shkuar drejt fundit.
Fakti që banorët bien në qetësi ka të bëjë edhe me mungesën e cigareve. Duket se një pjesë e tyre, ata që janë duhanpirës, po vuajnë më shumë mungesën e cigareve sesa atë të ushqimeve. Ata kërkojnë nëpër shtëpi, apo xhepa se mos ndoshta kanë fshehur ose harruar ndonjë cigare, por më kot sepse cigaret u kanë mbaruar.
Herë pas here ata nuk harrojnë të diskutojnë edhe për zbulimin e sekreteve që këtë javë do të jenë më shumë se një. Megjithatë mbetet për t’u parë spektakli i nesërm i cili pritet të ketë shumë të papritura si zakonisht.