
Elona u mërzit me Ilirin sepse në një moment ai i tha “shko në dhomën tjetër dhe na sill informacione se çfarë bëhet andej”. Kjo shprehje e bëri Elonën që të ndjehej keq sepse Iliri është një ndër banorët që ajo ka vlerësuar më shumë brenda shtëpisë. Iliri i thotë Elonës se ai nuk kishte si qëllim që të lëndonte atë, por po ironizonte banorët e tjerë. Elona nga ana tjetër i thotë se ajo ka nevojë të dijë nëse ai vërtet mendon se ajo përcjell informacione në shtëpi, apo ishte thjesht një batutë e thënë për ironi të banorëve të tjerë. “unë ta shpjegova versionin tim, ti tani mundohu të kuptosh vetë se çfarë mendimi kam unë për ty” i thotë Iliri Elonës. Elona më pas i sqaron se ajo u prek nga fjalët e tij vetëm për shkak se me të ka krijuar një lloj afrimiteti dhe respekti.