Banorët janë ulur pranë pishinës dhe marrin rreze dielli. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të shkurtra dhe shaka mes tyre. Në disa raste mes tyre nuk mungojnë qeshjet ironike e talljet. Kështu Joana fillon të ironizojë Elenën dhe ajo ia kthen me të njëjtën monedhë.
Joana ka fajësuar Elenën për acarimin e marrëdhënies së saj me Anaidin dhe i ka ardhur keq që Elena nuk e ka përkrahur edhe pse me Joanën kishte krijuar një lloj afrimiteti. Gjatë darkës Elena në një moment po qëndronte e heshtur dhe e menduar në shtratin e saj dhe Joana e ngacmon për këtë gjë.
Joana i thotë Elenës se kishte përshtypjen se ajo donte të fliste me të dhe Elena i përgjigjet “kisha diçka për të thënë, po e kam harruar”. Joana vazhdon më tej duke i thënë se Elena i ishte dukur shumë e shqetësuar. “Të pash shumë të shqetësuar, sikur po të vriste ndërgjegjja për ndonjë gjë” i thotë Joana Elenës dhe ajo i përgjigjet “s’ka pse t’më vrasë ndërgjegjja, s’po bëj ndonjë gjë të keqe”. Joana vazhdon më tej duke i thënë se ajo i harron gjërat se është e vogël dhe prandaj i falet. “Kur të intereson ty je e vogël, kur nuk të intereson je e rritur dhe e djallëzuar” i thotë Joana, ndërsa Elena shpjegon se ajo po rrinte e heshtur sepse po mendonte për diçka që nuk ka lidhje fare me Joanën. Joana vazhdon më tej me ironitë duke i thënë “rritu Elena, rritu lodra e vogël e shtëpisë”. Elena ia kthen “të paktën unë jam në kohë për t’u rritur” dhe e ndërpret bisedën me Joanën duke folur me banorët e tjerë që ndodhen aty pranë.





