
Elona largohet dhe Iliri përfiton për t’iu gjendur pranë e për t’ia sqaruar situatën, duke i thënë se qëllimi i tij nuk ishte që ta mërziste, por e këshillon se duhet të sillet me qetësi në çdo moment, pasi banorët mund të përfitojnë prej saj. Anaidi, i cili dëgjon një pjesë të këshillave të tij, i kërkon Elonës që të mos dëgjojë gjithçka si këshillë dhe të mos anashkalojë asnjë detaj, pasi secili prej tyre mendon fillimisht për veten. Iliri e ndien veten të kërcënuar nga fjalët e Anaidit e i kërkon atij të mos ndërhyjë, madje e merr mënjanë Elonën, duke i kërkuar të mos e dëgjojë Anaidin, pasi ai thjesht kërkon që të krijojë armiqësi mes tyre, dhe kjo është arsyeja pse vetë Iliri po e injoron ka disa ditë. Ata largohen, por Elona i kërkon sqarim lidhur me fjalët që Iliri i ka thënë në dhomën e gjumit, në sensin e këshillës e të dy vendosin të sqarohen jashtë.