Ads 468x60px

a

Wednesday, March 20, 2013

Thashetheme për banorët; Një zënkë mes Joanës dhe Jonildës degjeneron në ofendime

Vigani është duke ngrënë darkë në kuzhinë, ndërkohë që afër tij shkon Elona e fillon të bisedojë me të. Vigani e pyet rreth ngjarjeve në shtëpi dhe klipeve që janë transmetuar gjatë spektakleve. Elona tregon nj situatë që i ka bërë përshtypje gjatë një komenti të opinionistit, ndërkohë që ishin duke komentuar një zënkë të sajën me Marselinin. Ajo flet për Marselinin, duke marrë shkas nga debatet e shumta që janë bërë në shtëpi me protagonist atë, duke e quajtur hipokrit. Vigani e dëgjon dhe nuk komenton asgjë lidhur me komentet e Elonës. Xhimi është duke bërë shaka me batuta e lëvizje të çuditshme me banorët në dhomën e gjumit, ndërkohë që atje shkon Joana e ai vrapon për ta ndjekur atë. Ndërsa vrapon, Joana e godet pa dashje në gjoks Jonildën e kështu fillon një zënkë mes tyre. “Ia hodha dëm 400 mije euro, apo të ka shkuar më shumë?”, i thotë Joana me ironi, ndërkohë që Joanilda ia kthen e nervozuar, duke i thënë që të largohet e të shikojë mirë teksa ecën. Vajzat fillojnë të ofendohen me njëjta-tjetrën, ndërsa Jonilda i kërkon të largohet nga dhoma. Elena qëndron në dhomën e gjumit, ndërkohë që pas pak atje shkon edhe Vigani e të dy fillojnë të flasin për emocionet në Big Brother si edhe për kënaqësinë gjatë spektaklit të së shtunës. Më pas flasin për nominimet dhe për ankthin që mund të sjellin nominimet tek ta. Pas zënkës me Jonildën, Joana shkon në kopsht, ku është duke ndenjur i vetëm Marselini e pasi i tregon atij për debatin me Jonildën, e komenton me ironi Jonildën dhe paraqitjen e saj e jashtme të saj. Të dy bëjnë plane se si do ta kalojnë ditën e nesërme.