Ads 468x60px

a

Wednesday, March 20, 2013

Thashetheme për Joanën; Jonilda: “Nuk ia vlen diskutimi me të”

Jonilda, Olta dhe Elona qëndrojnë të ulura në njërin nga krevatet e dhomës së gjumit, ndërkohë që Joana është duke u veshur. Me largimin Joanës Jonilda fillon të tregojë për diskutimin që ka pasur me Joanës, i cili degjeneroi në debat me fjalë të ashpra më vonë. Jonilda tregon se ishte duke biseduar me Edberin, kur me ta u bashkua edhe Joana, e cila direkt ka filluar të bëjë thashetheme me të dhe Edberin, duke filluar me Oltën, për të cilën ka thënë se është tip i çuditshëm dhe se për këtë mund të ketë ndikuar qëndrimi i saj në Angli. Ajo tregon se më vonë kanë filluar të flasin për Marselinin, duke e pyetur Jonildën nëse ka një komunikim me Marselinin, pasi nuk i shikon asnjëherë duke biseduar. Jonilda është përgjigjur se është e detyruar t’i flasë me të vetëm për faktin se jetojnë në të njëjtën shtëpi, por po mundohet të mbajë një distancë me të, pasi disa nga sjelljet e tij në shtëpi nuk i pëlqejnë. Ajo tregon se më vonë diskutimi i tyre është shndërruar në debat, sepse Joana nuk di të bisedojë për asgjë, pasi duhet të kesh të njëjtin mendim me të, për të pasur një marrëdhënie të mirë. “Ajo vetë pyet, vetë përgjigjet, vetë del në konkluzione. Nuk ia vlen të flasësh me të”, thotë Jonilda për Joanën. Jonilda vazhdon të tregojë detaje të debatit mes tyre, duke thënë se Joana arriti në ofendime kundrejt saj, duke i kujtuar moshën dhe faktin pse mund ta bënte kaq e re operacionin plastik, por veç kësaj edhe faktin që ka mundur të jetë shumë afër Edberit që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi. Jonilda thotë se është munduar që ta mbyllë debatin, por ia ka kthyer edhe ajo me të njëjtën monedhë, duke i kujtuar afrimitetin saj me Anaidin. Më pas vajzat flasin për afrimitetin e Joanës me Marselinin, ku pas ngjarjeve të fundit ata pothuajse kalojnë gjithë ditën bashkë. “Mëngjes, drekë, darkë... I është bërë si antibiotik”, shprehet Elona për të. Ajo shton se këtë të shtunë do të dalin shumë thashetheme dhe ngjarje interesante mes tyre. “Në marrëdhënien e tyre duan të zhysin edhe të tjerë”, shprehet Jonilda. Pas pak aty shkon sërish Joana e vajzat detyrohen të mbyllin bisedë.