Ads 468x60px

a

Wednesday, March 20, 2013

Momente argëtuese për banorët

Festa vazhdon. Banorët janë përfshirë të gjithë në valën e kërcimeve nga më të ndryshmet dhe humorit brenda shtëpisë. Banorët kanë krijuar një rreth dhe në mes hyn çifti ose banori që do të kërcejë. Në mes ka hyrë Jonilda dhe gjatë kërcimit banorët thërrasin “hiqe Jona hiqe”, ata duan që Jonilda të heqi kanatjeren. Më pas kur Jonilda është duke kërcyer në menyrë provkuese, Xhimi merr rripin e mesit dhe imiton sikur e ka kamxhik. Të gjithë banorët e mbledhur qeshin me të madhe dhe ndër të tjera ka edhe britma nxitëse. Iliri është i vetmi që është shtrirë. Pranë tij shkojnë Eldora me Shpendin të cilët i provojnë të gjitha mënyrat që ai të zgjohet dhe ja arrijnë qëllimit.
Joana është duke kërcyer gjatë gjithë kohës me Edberin. Ajo i thotë “shyqyr që erdhi nje djalë që kërcen, se vdiëm, vdiqëm”. Eldora po kërcen me Shpendin, ajo hera herës i përkedhelet, i afrohet, pastaj i largohet sërish. Jonilda me Arsimin janë duke kërcyer pranë Joanës me Edberin, të dyja shihen me bisht të syrit dhe duket sikur po i bëjnë konkurencë njëra-tjetrës se kush kërcen më mirë. Edhe Olta po tundet hera herës me Jonildën, ndërkohë që Xhimi për të komenton që “ajo vajzë është gati për shpërthim”. Banorët po kënaqën më muzikë dhe argëtim. Ndërsa kërcimet provokuese të Jonildës dhe Joanës vazhdojnë.