Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Ngacmime, shaka dhe ankesa

Pas punëve të mëngjesit, banorët dalin në oborr, për të shijuar diellin dhe gjatë kësaj kohe bisedojnë për provën dhe ngacmojnë njëri-tjetrin me shaka. Ata komentojnë sjelljen e njëri-tjetrit gjatë një dite më parë. Kështu të gjithë qeshin e ngacmojnë Esidën sepse zgjohet e fundit dhe nuk mori pjesë në provën javore. Ndërkohë që banorët ankohen për të dhe Adrijanën që nuk morën pjesë në provë. Një ndër ankesat e tjera që ka të bëjë me banorët lidhet me gjumin. Kështu ata komentojnë faktin se Juljana dhe Fatjoni nuk arritën që të qëndronin zgjuar për provën, por i zuri gjumi të dy në divan. Gjithashtu vajzat ankohen për sjelljen e partnerëve të tyre. Daniela i kërkon “llogari” fajtonit se përse fjeti me Juljanën, por ai i thotë se ajo kishte shumë frikë dhe prandaj fjeti pranë tij. Një tjetër ankesë ka Esterina ndaj partnerit të saj, Eraldit. Ajo në formë shakaje thotë “shumë më ke tradhtuar dje” dhe ai po me të qeshur i përgjigjet “po vete nga vete, në shtëpi kthehem prapë, kjo është e rëndësishme”. Më pas ata shpërndahen nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë sepse prova vazhdon dhe “Fantazma” mund të shfaqet në çdo kohë.