Më në fund punëve duket se u vjen fundi dhe tashmë banorët u rikthehen bisedave. Një pjesë e tyre janë të lodhur dhe këtë e shprehin, ndërsa një pjesë tjetër duken plot energji.
Olta thotë “u lodhëm shumë sot”, ndërsa e kundërta ndodh me Jonildën dhe Marselinon që
fillojnë të kërcejnë dhe gjatë gjithë kohës shkëmbejnë shaka me njëri-tjetrin. Ata ngacmohen me batuta të ndryshme, ndërkohë që fillojnë edhe bisedat e zakonshme.
Kryesisht banorët flasin për pastrimin, gatimin, por fillojnë të përmendin edhe familjarët jashtë dhe të komentojnë edhe sjelljen e tyre në shtëpi. Kështu Marselino teksa bisedon me Xhimin i thotë këtij të fundit se ata nuk mund të shtiren gjatë gjithë kohës sepse në fund të fundit kanë ndjenja dhe emocione si çdo njeri. Ndërsa Xhimi fillon të flasë për veten dhe thotë se me anë të gatimit, dëshiron që të kënaqë të gjithë banorët e shtëpisë edhe pse kjo është pak e vështirë.
Banorët e tjerë gjatë kësaj kohe shkëmbejnë biseda të shkurtra mes tyre dhe nga më të ndryshmet.