Ads 468x60px

a

Thursday, February 28, 2013

Bisedë për grupin e gjakut

Banorët janë ulur dukë ngrënë darkë dhe natyrshëm mes tyre lind biseda mbi ushqimet e dëmshme dhe të shëndetshme. Anaidi, është i mendimit se buka dhe brumërat në përgjithësi nuk të bëjnë mirë, por Etleva e kundërshton dhe thotë se buka është jeta. Anaidi thotë së vret shumë edhe nga grupi i gjakut se çfarë ushqimi tret më mirë. Ai përshembull është 0 negativ dhe sipas tij ky grup gjaku tret mirë mishin, por ka problem me brumërat. 

Eldora e cila është pjesë e bisedës, thotë që ky grup gjaku që ka Anaidi është i mirë për të ndihmuar të tjerët dhe është shumë i rrallë, por nuk mund të marri nga të tjerët, pranon vetëm grupin e vet. Eldora është 0 pozitiv, ndërsa i vëllai është 0 negativ. 
Elena gjithashtu hyn në bisede duke treguar se njëherë kishte vajtur të dhuronte gjak. Mjekët e kishin parë dhe e kishin përcjellë duke i thënë se ajo do kishte nevojë për vehte për gjak, e jo më të dhuronte.