Ads 468x60px

a

Thursday, February 28, 2013

“Aksion” për punët e shtëpisë

Banorët një ditë më parë diskutuan gjatë për mënyrën se si do të pastrojnë shtëpinë. Të njëjtin diskutim ata e bëjnë përsëri dhe pasi janë ndarë në disa grupe, vendosin që të gjithë bashkë të kontribuojnë në higjienën e shtëpisë dhe për gatimin. 

Banorët janë ndarë në katër grupe me nga katër persona secili grup dhe janë shpërndarë nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë. Njëri grup merret me pastrimin e kuzhinës, një grup tjetër me pastrimin e dhomave të gjumit dhe të tjerë me pastrimin e banjës. 
Ata kanë vendosur që të pastrojnë sa më mirë shtëpinë dhe fillojnë që të shkundin tapetet dhe të pastrojnë me detaje, çdo ambient të shtëpisë. 

Në sfond është vendosur muzikë dhe “aksioni” i punëve të shtëpisë shoqërohet me këngë e kërcime nga ana e banorëve. Kështu banorët edhe argëtohen gjatë kohës që pastrojnë shtëpinë.