Ads 468x60px

a

Monday, March 11, 2013

Elona kupton më shumë rreth karakterit të Elenës; Elena: “Asgjë nuk është e rastësishme tek unë”

Banorët në kuzhinë janë duke biseduar për minuta të tëra, duke treguar histori e duke shkëmbyer eksperienca të jetuara me njëri-tjetrin, ndërsa i shoqëron edhe muzika e vendosur në sfond nga Vëllai i Madh.

Teksa largohet Joana, Elona fillon diskutimin me Elenën, duke e ngacmuar për të kuptuar më tepër rreth saj. Elona mendon se Elena është e dashur me disa persona, por shumë e ftohtë me disa të tjerë dhe e pyet nëse ky konstatim është i saktë. Elena tregon se rrethi i saj i ngushtë përbëhet prej rreth 10 vetash dhe se këta njerëz ajo i shikon mbi veten, ndërsa për pjesën tjetër shprehet: “Ia vlen të shkelen me këmbë”.

Elonës i ka bërë përshtypje sjella dhe veshja e saj në shtëpinë e Big Brother, e cila është shumë provokuese, por ndërkohë i bën përshtypje fakti që ajo teksa ndërrohet, është e turpshme dhe madje mundohet të mbulohet. Elena tregon se veshja e saj provokuese është strategjia e saj, por në fakt nuk është karakteri i saj i vërtetë ai që po mundohet të shfaqë. “Mbathjet ngjyrë mishi nuk ishin të rastësishme, madje asgjë nuk është e rastësishme”, shprehet ajo, ndërsa Elona qesh teksa e dëgjon.

Elena tregon se ka pasur shumë eksperienca në jetë, të cilat e kanë ndihmuar që të mos shqetësohet më për gjëra që mendon se nuk ia vlen. “Kur jeta të përplas sa andej-këtej të shndërron në këtë që unë jam”, shprehet Elena, megjithëse thotë se jo të gjithë njerëzit e meritojnë sjelljen e saj. “Unë nuk urrej më njeri tani”, shprehet ajo.
Elena tregon se tashmë ajo arrin ta superojë vuajtjen në një kohe shumë të shkurtër dhe të mos i japë shumë rëndësi disa situatave.
Elonës i bën përshtypje mënyra se si Elena i mendon gjërat, duke marrë parasysh moshën e saj të re. Ajo çuditet me eksperiencat që ka kaluar Elena dhe gjurmët që kanë lënë ato në karakterin e saj. “Më pëlqen mënyra se si i jep shpjegim gjërave dhe më pëlqen biseda me ty”, shprehet Elona. Kështu, biseda mes vajzave vazhdon edhe për disa minuta.