
Ajo që e bën të stepet Elona është që Eldora i ka shprehur asaj pakënaqësi për Marselinin, por sërish përmbys dyshimet dhe mendon se kjo mund të jetë loja e Eldorës. ”Ti do të më shtrëngosh dorën kur të dalim, po të them që nuk jam dhe nuk të ndihmoj më”, i thotë Eldora, ndërsa Elona e bindur më shumë se kurrë, thotë: “Do të të shtrëngoj dorën kur të vazhdojmë të jemi mike edhe pse të kam folur keq për vëllanë tënd”. Aty shkojnë edhe disa nga banorët e tjerë dhe kështu biseda mes vajzave përfundon me kaq. Joana dhe Elena janë bashkuar me vajzat në sallon, ndërsa fillon një diskutim mes Elonës dhe Joanës për sa i përket jetës së kësaj të fundit. Elona e pyet në lidhje me të dashurin e saj dhe vendin ku e shikon të vazhdojë jetën e saj, duke e pyetur: “Mendon të shkosh në Greqi?”. Joana fillon të tregojë se ka një lidhje prej 6 vjetësh me dikë, me të cilin edhe pse nuk është ndarë, marrëdhënia e tyre është ftohur. Ajo tregon për lidhjen që është duke ndërtuar me Anaidin, për të cilën thotë se përderisa ndihet mirë në krahët e tij dhe ka nevojë për përqafimet e tij, kjo do të thotë që ngrohtësia e një mashkulli i ka munguar dhe se paska nevojë për këto përqafime. “Megjithëse unë këtu nuk po e teproj”, shprehet ajo, e cila nuk hedh poshtë që e ka dashur dhe vazhdon ta dojë ende të dashurin që ka jashtë.